Telegrafi

Këtë vit MoH dhe NFS të ri

Në të vërtetë, në profilin e vet në Twitter dikush nga të punësuarit e GAME publikoi se takimi ishte interesant, dhe se këtë vit do të kemi mundësinë të luajmë versionet e reja të Medal of Honor dhe Need for Speed.

Shumë shpejtë pas publikimit të këtij lajmi, i njëjti ishte fshirë nga profili sipas të gjitha gjasave me kërkesë të Electronic Arts, edhe pse nuk po e shohim arsyen për ndonjë brengosje të madhe për shkak se një zhvillim i këtillë i ngjarjeve është më se i logjikshëm.

EA me Need for Speed vetëm sa po e pason politikën nga më herët dhe versioni i ri gjatë këtij viti do të duhej të ishte vepër e Criterion, derisa Medal of Honor i ri do të plotësoj zbrazësinë e krijuar tek lojërat aksion ndërsa është pak e mundshme të ndodhë të kenë energji dhe kohë për një titull të kalibrit të Battlefield 3 i cili gjatë vjeshtës së vitit të kaluar pati realizuar sukses të hatashëm. /Telegrafi/