Këtë vit, pritet blerje e duhanit të jetë stabile dhe pa turbulenca të shumta, thonë nga Shoqëritë e duhanit dhe blerësit e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prodhuesit në Prilep, po bëjnë përgaditjet e fundit për duhanin para fushatës së blerjes e cila pritet të fillojë më 15 dhjetor.
Kualiteti i duhanit, këtë vit është më i mirë në krahasim me vitin e kaluar, dhe për këtë arsye pritet çmim më i lartë në krahasim me vitin e kaluar i cili ishte 182 denarë për kilogram, thonë nga Lidhja e shoqatës së duhanit.
Kryetari i kësaj lidhje, Danço Mileski, tha se edhe përkundër 25 000 tonëve të planifikuar, pritet që të tubohet rreth 20 000 ton duhan.