Site icon Telegrafi

Këtë video duhet ta shikojnë të gjithë fëmijët, që përtojnë të shkojnë në shkollë (Video)

Nxënësit që banojnë në Benighat të Nepalit, duhet të lëshohen për çdo ditë nëpër këtë litar për të shkuar në shkollë, transmeton Telegrafi.

Ata rrezikojnë jetën çdo ditë nga frika se do të bien në ujin e rrëmbyeshëm të lumit, derisa kalojnë në pjesën tjetër ku ndodhet shkolla.

Në mungesë të urës ata shfrytëzojnë çdo ditë këtë formë transporti, në mënyrë që të mos humbin mësimin.

Prej vitit 2010 kur është vendosur kjo mënyrë transporti, pesë nxënës e kanë humbur jetën, derisa gishtërinjtë e këputur dhe të lënduar janë të panumërt. /Telegrafi/ 

Exit mobile version