Site icon Telegrafi

Me këtë veshje e kamuflon Tuna barkun e fryrë (Foto)

Këngëtarja Tuna Sejdi ka qenë ndër personazhet më aktive gjatë 2016-tës.

Ajo ka publikuar disa këngë të suksesshme këtë vit, teksa së fundmi mahniti publikun me paraqitjen e saj dinjitoze në festivalin Kënga Magjike, me interpretimin e projektit të saj më të veçantë muzikor “Duam”.

Lajmi për shtatëzaninë e saj këtë vit bëri bujë shumë të madhe në media, gjersa ajo vet ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë kësaj kohe.

Vendi i vetëm ku fansat kanë mundësi ta ndjekin hap pas hapi veprimtarinë e këngëtares, janë rrjetet sociale në të cilat ajo është mjaft aktive.

Lexo po ashtu Veshje teatrale nga yjet në "Kënga Magjike 2016" (Foto)

Së fundmi, Tuna ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram, në të cilat është shfaqur plot stil, teksa vërehet tendenca e saj për të mbuluar barkun e rrumbullakosur, duke veshur garderobë më të trashë.

Sido që të jetë, ajo duket bukur edhe në hap me trendet e reja të modës. /Telegrafi/

Exit mobile version