Roaming më të lirë në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftojnë sot ministrat resor e të dyja vendeve, Damjan Mançevski dhe Nikos Papas pas nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pajtohem se çmimet maksimale të shërbimeve roaming duhet të ulen në nivelin e çmimeve që ndryshohen në BE. Me memorandumin parashikohet edhe dinamika e uljeve të çmimeve me shumicë dhe pakicë në shërbimet roaming me qëllim që vihet deri tek niveli që vlejnë edhe në BE para se të zbatohet principi roaming sikur në shtëpi”, tha Mançevski.
Memorandumi është aktiviteti i parë bilateral pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, ndërsa në të ardhmen siç njoftojnë Mançevski dhe Papas, do të pasojnë vendime bilaterale në shumë fusha me përfitime konkrete për qytetarët.
Papas tha se janë të gatshëm që t’i ndërmarrin të gjitha masat juridike dhe mjetet me qëllim që qytetarët e të dyja vendeve shumë shpejtë duke filluar që nga sezoni i ardhshëm turistik të kenë ulje në faturat e telekomunikimit./Telegrafi/