Rruga Forra-Tremosine është një ‘gur i çmuar’ që zhytet në malet e Breshias dhe sipër liqenit Garda. Sot kjo rrugë quhet “Provinciale 38” dhe nga Winston Churchill është përshkruar si “mrekullia e tetë e botës”.
Rruga nga Gardesana në drejtim të pllajës Tremosine, duke kaluar sipër lumit Brasa tregon për një vend magjik dhe simpatik sidomos në mbrëmje.
Rruga e Forra-s u ndërtua nga Giacomo Zanini dhe u përurua më 8 maj të vitit 1913 pas katër viteve punë të mëdha, përcjellin mediat shqiptare.
Sot kjo rrugë është bërë shumë e dashur nga ata që praktikojnë shëtitjet në natyrë ose për personat e interesuar në ngjitjen dhe admirimin e maleve, por kjo rrugë është mënyra e vetme që ata të mos dështojnë në admirimin e kanioneve të krijuara nga uji apo dhe thjesht admirimin e natyrës.
Gjithashtu, nëse do të ndodheni në këtë rrugë apo dhe të kaloni nëpërmjet saj do të gjendeni në tunelet dhe rrugët e ngushta, të cilat do të shfaqin një mjedis përrallor përballë jush.
Në këtë rrugë ju do të hasni dhe bashkimin e saj më rrugën Madonnina, e cila është një mrekulli më vete.
Pamjet e krijuara nëse kaloni në këtë rrugë do të jenë nga më të veçantat, ku bashkimi i maleve me liqenet rikrijon një oaze të vërtetë natyror.