Site icon Telegrafi

Me këtë truk do të mendoni më pak për ujitjen e luleve: Tre hapa drejt bimëve të freskëta dhe të shëndetshme

Asgjë nuk do t’ju shqetësojë më për ujitjen e luleve tuaja kur të mësoni se për një metodë të re që do t’ju çlirojë nga çdo shqetësim

Nëse fëmijët tuaj i kanë ndërruar pelenat dhe tashmë janë rritur dhe diku në dollap keni të paketuara pelenat që i përdornit kur ishin të vegjël, është koha t’i “ringjallni” dhe t’i përdorni në një mënyrë të re.

Natyrisht, nëse jeni adhurues i luleve, pelenat mund t’ju ndihmojnë ta mbani bimën të freskët për aq kohë sa të jetë e mundur, ta bëni atë luksoze dhe t’i mbani lulet me lagështi, transmeton Telegrafi.

Pra, meqenëse bimët marrin lagështi nëpërmjet rrënjëve, kur e prisni pelenën dhe e vendosni në fund, do të bëhet një rezervuar që ruan ujin dhe lulet do të kenë mundësi të ushqehen, transmeton Telegrafi.

Ndiqni këta hapa dhe do të keni lule krejtësisht të freskëta:

1. Para se të vendosni pelenën në saksi, së pari bëni vrima në të, por mos i bëni shumë të mëdha. Pastaj vendosni pak dhé nga saksitë e vjetra në pjesën e poshtme të saksisë, të cilin duhet ta përzieni me pak lëvore të thata druri. Tani është koha për të vënë pelenën.

2. Gjysmën e dheut që planifikoni të vendosni në saksi është koha që ta vendosni mbi pelenë.

3. Kur ta keni bërë këtë, vendosni një kërcell lulesh, por jini të kujdesshëm që të mos i dëmtoni ato, dhe pastaj shtoni pjesën tjetër të dheut. Ujiteni bimën dhe ju keni përfunduar të gjithë procedurën.

/Telegrafi/

Exit mobile version