Site icon Telegrafi

Me këtë truk për pesë sekonda do të mësoni sa ju janë dëmtuar flokët

Nuk dini të vlerësoni në ç’gjendje ju janë flokët? Edhe për këtë ekziston truku shtëpiak. Ne e kemi provuar, ndërkaq këto janë rezultatet tona!

Kur i shikoni flokët dhe ju duken në rregull, ndërkaq kur i prekni janë të thata dhe të brishta, shumica e femrave kanë dilemë se a duhet patjetër të përdorin gërshërët, transmeton Telegrafi.

Në raste të tilla, disa dama provojnë trukin e vjetër për të cilin nevojitet vetëm një gotë ujë.

E gjitha që duhet të bëni është që xhufkën e flokëve e njomni në gotë. Nëse qimet pluskojnë, nuk keni arsye të brengoseni, as të keni nevojë të shkoni te floktari.

Nga ana tjetër, nëse flokët zhyten, do të thotë që janë të dobëta dhe të brishta dhe që i vetmi shpëtim janë gërshërët.

Përse bëhet ky veprim?

Natyrisht, për shkak që uji shumë më lehtë depërton në flokë të hollë dhe të dobët, andaj ato shumë më lehtë e humbin formën dhe ngjyrën nën ndikimin e lagështisë.

Flokët e shëndetshëm do të duhej të pluskonin edhe pas këtij testi pak a shumë ruajnë formën e vet të mëparshme.

Gjithsesi, ne e kemi provuar këtë truk dhe kemi konkluduar që, nëse është për t’i besuar, të gjithëve u pason një shkurtim i mirë i flokëve.

Çfarë janë rezultatet tuaja? /Telegrafi/

Exit mobile version