Site icon Telegrafi

Këtë thjesht duhet patjetër ta shihni: Kriklla e birrës e cila nuk e bllokon shikimin e TV!


Kriklla me emrin “Better TV Viewing Beer Mug” nuk do t’jua mbyll shikimin në TV derisa pini birrën.

Secilit i ka ndodhur që të gjendet në dilemë të pazgjidhshme, ku duhet patjetër të zgjedhë a t’ia bllokojë vetes shikimin e ndeshjes së futbollit dhe të marrë një gllënjkë birrë apo të vazhdojë të shikojë që rastësisht të mos shohë kur bie goli, apo të lërë për më vonë kënaqësinë e pirjes së birrës së ftohtë.

Zakonisht ndodh që bash kur të vendosim që të marrin krikllën në dorë, bie goli., tranmseton Telegrafi.

Që ajo situatë e tmerrshme të mos ndodhë kurrë, është shpikur diçka që bën pjesë ndër 10 shpikjet më të mira të të gjitha kohëve.

Kriklla e ridizajnuar mund të bëhet juaja për 10,99 dollarë, ndërkaq nga ajo e zakonshmja dallohet sipas pjesës së sipërme “të prerë”, që në vend të rrethit bëhet gjysmërreth.

Edhe pse mbase vështirë do të mësoheni me dizajnin e ri, prodhuesit janë të bindur që kjo krikëll do ta pushtojë tregun. /Telegrafi/

Exit mobile version