Site icon Telegrafi

Këtë të premte në HaPiTe do të zhvillohet ngjarja “Pse duhet me vrapu?”

Në një botë dinamike e me plot stres është e rëndësishme të gjejmë një mënyrë për të ruajtur shëndetin mendor dhe atë fizik.

Pikërisht për këtë do të diskutohet në hapësirat e HaPiTe këtë të premte, me fillim nga ora 16:00.

Në ngjarjen “Pse duhet me vrapu?” do të keni mundësinë të kuptoni më shumë rreth fuqisë së vrapimit dhe se pse duhet ta konsideroni atë si një mjet për të përmirësuar jetën tuaj.

Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme, do të dëgjoni historitë e tre personave që janë profesionistë në fusha të ndryshme, por ajo që i bashkon është pasioni për të vrapuar:

– Astrit Desku – Doktor i shkencave kompjuterike

– Veton Kasapolli – Menaxher i komunikimit

– Pranvera Selimi – Hulumtuese

Të ftuarit do të sjellin përvojën e tyre gjatë vrapimit, benefitet nga vrapimi, motivin, rutinën e shumë tema të tjera që do t’ju ndihmojnë edhe juve të nisni vrapimin.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme, regjistrohuni tani sepse numri është i limituar. Ju bëjmë thirrje të ndani këtë lajm me miqtë dhe kolegët tuaj, sepse të gjithë kemi nevojë për një dozë të vrapimit në jetën tonë!

Le të fillojmë së bashku një udhëtim të ri drejt shëndetit, energjisë – le të fillojmë vrapimin!

Ky diskutim është vazhdimësi e ngjarjeve që HaPiTe po organizon. Eventet paraprake iu dedikuan burimeve njerëzore, marketingut digjital dhe inteligjencës artificiale, punës me influencerë, punës si freelancer e tema të tjera të cilat zgjuan interesimin e audiencës.

HaPiTe është hapësirë për ngjarje dhe mbledhi të komunitetit e themeluar nga Hallakate, Pixels dhe Telegrafi, me qëllim që bizneset dhe personat aktiv në komunitet të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë rrjetizim.

Exit mobile version