Telegrafi

Këtë të premte në HaPiTe Space: Si ta fillosh një Podcast?

Të premten, më datë 8 dhjetor 2023, HaPiTe Space do të organizojë një ngjarje të veçantë për ata që janë të interesuar të fillojnë një biznes në fushën e podcasting-ut. Ky event ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të marrë këshilla dhe udhëzime nga ekspertët e fushës. 

Në këtë ngjarje, do të diskutohet identifikimi i ideve të suksesshme për podcast, teknikat e suksesshme, temat, idetë e shumë çka tjetër. Bashkëbiseduesit e ftuar janë profesionistë me përvojë në fushën e krijimit të podcasteve të suksesshme. 

Në këtë event të veçantë, do të dëgjoni nga dy podcasterë të njohur, Gonxhe Gërxhaliu dhe Arbër Selmani, si dhe Gazmend Avdiu, një producent me përvojë të gjatë në fushën e podcasting-ut. Ata do të ndajnë historitë e tyre, sfidat që kanë përballur dhe strategjitë që kanë përdorur për të arritur suksesin në botën e podcasting-ut. 

Nëse keni pasion për t’u bërë një podcaster dhe doni të mësoni më shumë rreth startimit dhe menaxhimit të një podcast-i, kjo ngjarje është për ju. 

Numri është i limituar, rezervo vendin përmes këtij linku: https://hapite.net/si-ta-fillosh-nje-podcast