Site icon Telegrafi

Këtë të premte në HaPiTe Space –  Nga sfidat te suksesi – Gratë në Public Relations

Cilat janë sfidat në fushën e Marrëdhënieve me Publikun (PR) dhe si ia dalin gratë në këtë fushë? Përgjigje për këto e pyetje të tjera do të ipen në eventin “Nga Sfidat te Suksesi – Gratë në Public Relations”, i organizuar nga Hapite Space në bashkëpunim me PR Solutions.

Eventi organizohet me rastin e festës së 8 Marsit dhe synon të sjellë në pah rolin dhe kontributin e grave në fushën e PR, duke ndarë përvojat e tyre frymëzuese.

Ndonëse PR-it është një fushë dinamike dhe sfiduese, gratë kanë arritur të krijojnë ndikim të madh me punën dhe përkushtimin e tyre.

Përmes këtij eventi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë nga profesioniste të suksesshme, të cilat do të ndajnë sfidat, sukseset dhe këshillat e tyre për të gjitha gratë që dëshirojnë të avancojnë në këtë industri.

Panelistet e ketij eventi jane:

Violeta Hyseni – Kelmendi – Menaxhere rajonale e komunikimit për Evropën Lindore në Helvetas,

Hyrije Mehmeti – Specialiste në PR & Komunikim 

Sherife Kçiku Vishaj – Specialiste e PR -it dhe COO në PR Solutions.

Ky panel do të zhvillohet në formën e një bisede të hapur, duke krijuar një ambient miqësor dhe interaktiv për të shkëmbyer mendime dhe përvoja profesionale.

Detajet e eventit:

-Data, 7 Mars

-Ora, 12:00 – 13:30

-Vendi, HaPiTe Space, Aktash.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj ju inkurajojmë të rezervoni vendin tuaj sa më shpejt në këtë link: https://hapite.net/gratenepublicrelations

Ejani të festojmë suksesin e grave në PR dhe të frymëzohemi nga historitë e tyre të jashtëzakonshme!

 

Exit mobile version