Telegrafi

Këtë të premte në HaPiTe – puna me Influencerët: Sfidat, mundësitë dhe strategjitë

Në hapësirat e HaPiTe, këtë të premte, do të diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit me influencerë, sfidat dhe strategjitë e këtij bashkëpunimi.

Për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre, folës në këtë event do të jenë: Miran Ramadani, Jehona Gjocaj dhe Gresa Boshtraj. Këshillat dhe diskutimet do t’u ndihmojnë bizneseve të kuptojnë sesi të punojnë efektivisht me influencerët për të rritur prezencën e tyre në rrjetet sociale.

Ky event është i dizajnuar për udhëheqës të biznesit dhe të marketingut, që duan të dinë si të promovojnë biznesin e tyre përmes influencerëve.

Ngjarja do të zhvillohet këtë të premte, me fillim nga ora 15:00. Pjesëmarrja është falas, por vendet janë të limituara. Të interesuarit duhet ta rezervojnë vendin në këtë LINK.

Ky event është vazhdimësi e ngjarjeve që HaPiTe po organizon, me qëllim që bizneset dhe personat aktiv në komunitet të zhvillojnë aftësitë e tyre, të rrjetizohen dhe të zbulojnë mundësi bashkëpunimi.

Herën e fundit u diskutua për krijimin e përmbajtjes për audiencë globale, nga Kosova. Pjesë e kësaj ngjarje ishin krijues të suksesshëm të përmbajtjes: Roni Shehu dhe Arbër Musliu, të cilët i njohën të pranishmit me praktikat më të mira të krijimit të përmbajtjes.

HaPiTe u themelua nga Hallakate, Pixels dhe Telegrafi, me qëllim që të organizohen mbledhi e ngjarje për komunitetin, për të krijuar rrjetizim e diskutuar tema me interes të përbashkët.

Po ashtu, kjo hapësirë është e qasshme edhe për organizatat dhe kompanitë që mbajnë punëtori, konferenca dhe organizime te tjera.

Mos e humb këtë event! Rezervo vendin!