Këtë të dielë, në shoun më të madh më lojëra “Super Sfida”, do të ballafaqohen ekipi i “Zhurmagjinjëve” me ekipin “Super 3-shja”.
Karaktëristikë e kësaj lojë është se ekipat të cilat garojnë në mes tyre i takojnë gjeneratave të ndryshme. Derisa “Zhurmagjintë” përbëhen nga muzicientët veteran, si Nazife Bunjaku , Violeta Kukaj Anton Kadishani, ekipi Super 3-shja, përbëhet nga anëtarë që i takojnë një moshe më të re.
“Super 3-shja”, përbëhet nga aktori Granit Uka, gazetarja Erblina Ajazi dhe montazheri Migjen Cakaj. Pavarësisht dallimeve në moshë, “Super Sifda”, po dëshmohet të jetë një lojë e cila ka karakter garues, dhe në të cilën nuk ka rëndësi mosha.
Pritet një duel interesant nga ekipi i Nazifes dhe Violetes, të cilat në garat e mëparshme me ekipet e tyre, kanë qenë karaktere shumë të përkushtuara në çdo lojë. Pritet të shihet këtë të dielë, a do të kenë të njëjtin përkushtim dhe motiv këngëtaret veterane. Ndërsa, të ekipi “Super 3-shja”, si karaktere garuese dhe më motiv të lartë në lojë dallaohen Migjeni dhe Erblina, derisa Graniti njihet si tip që ka aftësi ta organzioi lojën.
Menaxherët e Produksionit “Grand Media” – pordhuesit të formatit “Super Sfida”, përmes këtij dueli dhe jo vetëm, dëshirojnë që t’u tregojnë shikuesve se lojërat në këtë garë fitohen më përkushtim, mund, seriozitet, dhe jo në ndonjë aspekt tjetër. Ky shou po bëhet fenomen televiziv, për shkak se në çdo episodë po rritet interesim i shikuesve për ta ndjekur atë, dhe në shumë shkolla dhe shtëpi, shikuesit kanë filluar të luajnë me lojërat e “Super Sfidës”, fakt ky që i ka motivuar shumë stafin e “Grand Media”, të cilët çdo herë po tentojnë të sjellin risi në lojëra që nuk janë parë më herët ne skenën televizive shqiptare./Telegrafi/