Telegrafi

Këtë të dielë në “Super Sfida”, “Moderatorët” përballë ekipit të “Prishtinalive” (Video)

Këtë të diel, në ora 20:50, në RTK, në shoun më të madh më lojëra në televizionet shqiptare “Super Sfida”, do të garojnë ekipi i “Moderatorëve” përballë ekipit “Prishtinalitë”.

Ekipi i “Moderatorëve” përbëhet nga moderatori i lajmeve Orhan Murati, gazetari Milaim Zeka dhe moderatorja e emisionit “Loja po fillon”, Liridona Gashi, derisa ekipi “Prishtinalitë” përbahet nga këngëtarët Alban Mehmeti, Robert Berisha dhe Ryva Kajtazi.

“Prishtinalitë”dallohet për një angazhim të jashtëzakonshëm nëpër të gjitha lojërat që i kanë zhvilluar në garat e shout më të madh në televizionet shqiptare “Super Sfida”.

Të dyja ekipet pretendojnë të arrijnë në finale, motiv ky që do t’i shtyej garuesit që ta japin maksimumin për të shënuar fitore.

Shumica e garave që do të luhen janë të reja, dhe kjo do të bëj që ky shou të sjellë emocion të rë, dramë dhe shumë të qeshura./Telegrafi/