Site icon Telegrafi

Këtë të diel në “Super Sfida”, ekipi “Prishtinalitë” përballë “3 yjeve”

Resul Sinani, Ylber Asllanaj dhe Albulena Jashari, janë emrat që do të garojnë për ekipin “3 yjet”, derisa për ekipin “Prishtinalitë” do të garojnë Alban Mehmeti, Robert Berisha dhe Albba Morina.

Ekipi Prishtinalitë njihen si ekip shumë mirë i organizuar, të cilët garojnë me përkushtim të madh deri në fitore, por edhe krijojnë atmosferë dhe humor – kjo së paku ka ndodhur në fazën e parë të garave. Po ashtu edhe Resul Sinani dhe Ylber Asllanaj kanë një motiv për të garuar në “Super Sfida”.

Të gjithë mysafirët, nga të dyja ekipet, kanë një karrierë shumëvjeçare dhe janë të dashur në publik, por në “Super Sfida” shikuesit e kanë mundësinë t’i shohin në garë ashtu siç janë në jetën e përditshme.

Ky është edhe një element i mirë për mysafirët e Sfidës që të jenë akoma më afër publikut. Tani gara është në fazën e dytë, dhe se fituesi i kësaj mbrëmje do të vazhdoi garën në çerekfinale. Kjo është edhe një motiv shtesë për të dyja ekipet që dëshirojnë të arrijnë në finalen e madhe.

Të dielën pritet një shou i madh, dramë, tension dh shumë humor. Por mbi të gjitha do të jetë një mbrëmje argëtuese për të gjithë në studio edhe për teleshikuesit pranë ekraneve televizive. /Telegrafi/

Exit mobile version