Këtë të diel, në ora 20:50, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në shoun më të madh më lojëra “Super Sfida”, do të zhvillohet dueli në mes ekipit ‘Dani’ dhe ‘Klan Kosova’.
Dueli pritet të jetë shumë interesant kur dihet se kemi prezencën e yjeve të estradës shqiptare, gjë e cila do ta bëjë shumë më argëtues dhe me më dramë Super Sfidën.
Për ekipin ‘Dani’ do të garojnë: Ramadan Krasniqi, Lule Mustafa, Vlorian Halili, ndërsa për Klan Kosova do të garojnë: Alaudin Hamiti, Kroni Sadiku dhe Shqipe M. Berisha.
Kjo garë tani është në fazën çerekfinale dhe përveç që do të ketë shou pritet që edhe drama dhe tensioni të rritet, pasi që pritet që të dyja ekipet të japin maksimumin për ta vazhduar garën më tutje.
Shou më i madh më lojëra në mediat tona, i cili ka hyrë në shumë familje shqiptare dhe po vlerësohet shumë nga teleshikuesit, sipas moderatorit Enis Ujkani, është motiv i madh për produksionin Grand Media që të vazhdojë më tutje investimet në këtë drejtim.
Ai ka theksuar se Super Sfida, përmes lojërave kreative, dramës, tensionit dhe llojllojshmërisë së mysafirëve, ta argëtojë audiencën shqiptare dhe ta largojë atë nga stresi dhe vështirësitë nga jeta e përditshme, duke lënë në mendjen e tyre një kujtim të bukur.
Ujkani shprehet se realizimi i Super Sifda, një formati më nivel ndërkombëtar – që përfshin të gjitha kategoritë e teleshikuesve dhe që ka lojëra prej më atraktiveve – ka qenë i mundimshëm dhe më shumë kosto. /Telegrafi/