Telegrafi

Këtë të diel në “Rave” vjen artisti i ri prishtinas D.T.A

Don Gecaj është një artist i ri, i rritur në Prishtinë dhe duke jetuar në Londër, ku ka ndjekur karrierën si agjent i marketingut dixhital.

Londra është vendi ku Doni u njoftua me skenën “underground house”, “deep tech” dhe “technos” dhe jetën e natës e dominuar nga tingujt e artisteve si Dyed Soundorom, Markus Homm, Shonky, iO , East End Dubs, NTFO, Hector.

Aty ka gjetur inspirimin dhe pasionin për të luajtur muzikë “groove” dhe ritme që nxitin emocion të paharrueshëm të dëgjuesit.

E këtë të diel ne presim Jansky-in nga ora 21:00, live në faqen tonë zyrtare në Facebook, Rave Travel dhe Win Music Freedom Kosova.

Këtë performancë po ashtu mund ta ndiqni edhe në faqen e Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/