Site icon Telegrafi

Këtë të diel finalja e madhe në “Super Sfida”

Leonora Jakupi, Meda dhe Gold AG në finale e shout më të madh garues, do të ndeshen kundër Yllka Kuqi, Robert Berisha dhe Alban Mehmeti, në një duel të forte, këtë të diel në ora 20:50.

Pritet një shou i madh në këtë finale të madhe të Super Sfida-s. Në këtë kampionat garuan gjithsejtë 32 ekipe (në total 96 garues), dhe të gjithë mysafirët e këtij shou dhanë maksimumin për të arritur në finalen e madhe dhe për të shijuar emocionet e finales.

Në këtë finale ekipi “Shqiponjat”, i përbërë mga Leonora Jakupi, Meda dhe Gold AG, dhe ekipi “Prishtinalitë”, në përbërje të Yllka Kuqi, Rober Berisha dhe Alban Mehmeti, arritën në finale për arsye se ishin të vetmohueshëm gjatë të gjithë garës.

Gjatë këtij sezoni u luajtën gjithësejt 256 lojëra, ku gati secili rreth kishte diçka të bukur. Kishte shou, dramë, tension, humor, thjeshtë një shou që vështirë mund të shihet nëpër televizionet shqiptare.

Moderatori dhe Producenti Enis Ujkani, shpesh herë e quan këtë garë si sekuencë e ndonjë filmi.

Të dyja ekipet që kanë shkuar në finale, si Shqiponjat ashtu edhe Prishtinalitë, e meritojnë fitoren për arsye se të dyja ekipet janë përkushtuar në maksimum për të arritur në finale, dhe përveç kësaj në çdo ballafaqim të tyre kanë prodhuar shou, emocion dhe dramë.

Këtë të diel të gjithë shikuesit do ta presin me padurim këtë finale,për të kuptuar se kush do ta ngritë kupën dhe ta fitoj veturën fringo të re “DACIA Sandero” që dhuron Auto Mita./Telegrafi/

Exit mobile version