Site icon Telegrafi

Me këtë sprej kundër tenjave urgjentisht spërkatni dyshekun, tepihun dhe perdet

Pengoni me kohë përhapjen e tenjave me vetëm dy përbërës!

Për të penguar shfaqjen e reaksioneve alergjike, do të ishte mirë të bëni këtë sprej dhe me të të spërkatni mobiliet.

Meqenëse tenjat janë shkaktari shumë i shpeshtë i alergjive, të cilat gjenden pothuajse gjithkah – në çarçafë, tepihë, perde dhe në mobilie të tjera, është me rëndësi që me kohë të pengoni përhapjen e tyre, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju nevojitet janë:

– Një shishe e vogël me spërkatës,
– Vaji eukaliptusi apo xhenxhefili
– Një litër ujë.

Përgatitja:

Në një litër ujë qitni 20 pika vaj dhe tundeni.

Spreji është i mirë për pjesët e mobileve të cilat nuk mund t’i lani, ndërkaq për çarçafë dhe perde përdorni vajin në të cilin do t’i qitni disa pika në dozën e detergjentit të cilin zakonisht e përdorni.

Për eliminimin e tenjave në tepih përzieni 10 pika vaj me sodë bikarbonati dhe nëpërmjet sitës hidheni nëpër tepih.

Pas gjysmë ore fshijeni me thithëse pluhuri. /Telegrafi/

Exit mobile version