Telegrafi

Këtë pjesë në çezmë patjetër duhet ta pastroni: Kontrolli i rregullt mund t’ju shpëtojë shëndetin

Gurëzit janë armiku i shëndetit tonë por edhe të çezmës suaj!

Me siguri shpesh e pastroni çezmën nga jashtë, por kur e keni pastruar për herë të fundit nga brenda?

Pothuajse në majë të çdo çezme gjendet aeratori apo perlatori, që tregojnë edhe se çfarë cilësia është uji të cilin e pini.

Kjo pjesë hiqet thjeshtë me çelës, me ç’rast duhet të kini kujdes që të mos gërvishtni sipërfaqen e kromuar.

Nëse përdorni dara, mbështillni me shirit izolues, transmeton Telegrafi.

Kur të hiqni aeratorin, në të do të gjeni rrjetën e çelikut në të cilën shtresohen grimca të forta, por edhe krijohen gurëzit.

Rrjetën lajeni me ujë, ndërkaq gurëzit do t’i eliminoni nëse e qitni në uthull.

Nëse vëreni që një herë në disa muaj perlatori të jetë i mbulur me gurëzi, do të thotë që uji është shumë i fortë dhe që duhet të mendoni për burime shtesë të ujit të pijshëm. /Telegrafi/