Telegrafi

Këtë nuk e shihni çdo ditë: Zjarrfikësit shpëtuan një lopë, shikoni ku përfundoi kafshja

Zjarrfikësit nga Hereford dhe Worcester kishin duart plot pas raportimeve se një lopë kishte rënë në një gropë septike plot me mbeturina.

Ata u dërguan në zonën e Bromyard për të tërhequr kafshën fatkeqe dhe fotot u publikuan në Facebook.

Përpara se gropa të zbrazej, lopës u qetësua dhe më pas u tërhoq në siguri duke përdorur rripa të veçantë, raporton UPI.com.

“Më pas ajo është transferuar në stallë ku ka pushuar në kashtë të thatë”, thuhet në mesazhin në rrjetin e njohur social.

Zyrtarët shtuan se ishte një “pasdite me baltë për ekipin e shpëtimit”. /Telegrafi/