Zjarrfikësit nga Hereford dhe Worcester kishin duart plot pas raportimeve se një lopë kishte rënë në një gropë septike plot me mbeturina.
Ata u dërguan në zonën e Bromyard për të tërhequr kafshën fatkeqe dhe fotot u publikuan në Facebook.
Përpara se gropa të zbrazej, lopës u qetësua dhe më pas u tërhoq në siguri duke përdorur rripa të veçantë, raporton UPI.com.
“Më pas ajo është transferuar në stallë ku ka pushuar në kashtë të thatë”, thuhet në mesazhin në rrjetin e njohur social.
Zyrtarët shtuan se ishte një “pasdite me baltë për ekipin e shpëtimit”. /Telegrafi/