Quavo është shumë afër publikimit të albumit të ri të tij.
Reperi i “Migos” ka bërë të ditur se albumi i tij debutues solo “Quavo Huencho” do të publikohet para fundit të këtij muaji.
Ai këtë njoftim e ka bërë edhe në Instagram.
“Ky muaj është i imi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter, kurse Rich th eKid e ka kompletuar postimin duke konfirmuar se ka bashkëpunim me të.
Muajin e kaluar Quavo lansoi tri këngë solo si “Bubble Gum”, “Lamb Talk” dhe “Workin Me”. Ai së fundmi langoi edhe një videoklip të xhiruar me selfie personalisht prej tij.
T H I S M O N T H I S M I N E
— QuavoYRN (@QuavoStuntin) September 5, 2018
“Quavo Huncho” është projekti i parë solo nga reperi i “Migos”, të cilët kanë lansuar albumin “Culture II” në janar.
Treshja nga Atlanta aktualisht janë në turne me Drake, i cili përfundon më 17 nëntor. /Telegrafi/