Fundet e këtilla do t’i shihni shpesh gjatë sezonit të ardhshëm
Fundet deri te gjysma e nyellit të këmbës kanë pushtuar të gjitha damat gjatë sezonit veror, ndërsa në vend të tyre vijnë modele paksa më të gjata.
Ekspertët e modës i parashohin popullaritet të madh në ditët e ardhshme, transmeton Telegrafi.
Gjatë ditëve të vjeshtës moderne do të jenë fundet nga materiali diç më i trashë, i cili mund t’i përshtatet edhe ndonjë rasti solemn.
Pra, me këtë pjesë veshjeje do të mund të eksperimentoni edhe varësisht nga pjesa tjetër e gardërobës t’i përshtateni ngjarjes në të cilin shkoni.
Njohësit e modës këshillojnë që prerjen e këtillë të fundit ta kombinoni me çizme të thella për variantin ditor dhe me taka të larta për variantin e mbrëmjes.
Bashkë me to shumë bukur shkojnë xhemperët predimensionalë, apo sakoja, theksojnë ata. /Telegrafi/