Telegrafi

Këtë manekine e ndjekin 620 mijë njerëz: “Nuk e di sa bëjnë 8×2”

Në video-xhirimin në You Tube, Skye Wheatle, e cila i ka vetëm 26 vjet, u është përgjigjur pyetjeve të fansave, ndërkaq titulli i video-paraqitjes ishte “Supozimi për mua”

Ajo ka pranuar që kurrë nuk e ka dashur shkollën dhe nuk i ka zotëruar bazat e matematikës.

Skye, të cilën në Instagram e ndjekin 620 mijë njerëz, veten e ka përshkruar si person i cili gjithmonë i ka urryer shkollën dhe mësimin, transmeton Telegrafi.

“Dhe, e dini përse i kam urryer? Sepse nuk kam kuptuar. Matematikën e kam pasur lëndën më të keqe. Po të më pyesnit sa bëjnë 8×2, as këtë nuk do ta dija”, ka thënë Skye, e cila është nënë e një fëmije.

Edhe pse shumica kanë mbetur pa fjalë me deklaratën e saj, ka pasur edhe të tillë të cilët e kanë përkrahur, sepse ka qenë e sinqertë.

Ajo para gjashtë vjetësh ka marrë pjesë në shoun “Big Brother” në Australi, ndërsa pastaj është bërë influenciste.

Thotë që ka pasur mjaft komplekse, andaj “i ka zgjidhur” te kirurgu plastik, edhe pse tani mendon që është dashur të shkonte në terapi.

Ka operuar gjoksin, hundën, ka rritur buzët, ka ngjyrosur flokët, ka zbardhur dhëmbët…

/Telegrafi/