Site icon Telegrafi

Këtë kthim askush nuk e ka pritur: Çizmet e këtilla sërish janë trend absolut!

Ngadalë, por në mënyrë të sigurt, po bëhen model i parapëlqyer i këpucëve i të gjitha damave

Do t’ju gëzojë lajmi që çizmet me taka të plota sërish po kthehen në skenën e modës, transmeton Telegrafi.

Pos që kur i mbathni dukeni më shtatholla dhe më të gjata, janë shumë më të rehatshme se takat klasike, andaj për atë arsye shumë femra i duan.

Ky model do të dominojë gjatë 2020-s. Edhe një gjë e mirë te ky trend është sepse mund t’i bartni pothuajse me të gjitha veshjet.

Duken shkëlqyeshëm në kombinim me xhinse, por edhe me fustane më elegante.

Shumica e disenjatorëve e kanë përfshirë pikërisht këtë model të rehatshëm të çizmeve në koleksionet e tyre.

Në trend janë si modelet e shkurtra ashtu edhe modelet më të gjata.

/Telegrafi/

Exit mobile version