Telegrafi

Me këtë këngëtar të njohur do të vijë në bashkëpunim Roberti

Robert Berisha i cili tashmë ka debutuar suksesshëm edhe si këngëtar shumë shpejt vjen me këngë të re.

Pasi solli dy këngë solo të cilat u pëlqyen nga publiku, Roberti këtë herë vjen në bashkëpunim, shkruan lajmi.net

Ai zbulon se brenda këtij muaji do të jetë mysafir në një këngë të Nertil Morinës (Nurteel) aty ku do ta këndojë vetëm refrenin. Thotë se është këngë ritmike dhe shumë e lezetshme. Ky pritet të jetë një super hit duke pasur parasysh se sa kanë pasur sukses këngët e Nurteel e Roberti ka debutuar suksesshëm në skenën muzikore si solo këngëtar.

Berisha për Lajmi.net gjithashtu tregon se në muajin shtator fillon të punojë për albumin e tij të parë i cili do t’i ketë gjithsej 8 këngë.

I pyetur se kur e ka ndërmend të vijë me bashkëpunim me Norën, thotë se bashkëpunimin për të cillin edhe ka folur në media, do ta bëjë gjithsesi por ende nuk kanë vendosur ndonjë date të caktuar.