Telegrafi

Këtë kamion nuk e ndalën as vërshimet (Video)

Derisa njëra anë e autostradës në Karolinën e Jugut, ka qenë e pakalueshme, e dyta është përmbytur plotësisht me ujë i cili kishte arritur një nivel të 3-4 metrave, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, shoferi i kamionit nuk hoqi dorë lehtë – ai vazhdoi “nëpërmjet” ujit. Dëshmitarët okularë as që mund ta besonin një gjë të tillë.

Deri më tani, 16 njerëz kanë vdekur në përmbytjet në Karolinën e Jugut, e guvernatori i shtetit amerikan Niki Haley i ka quajtur reshjet "mahnitëse dhe të papara", transmeton Telegrafi.

Rikujtojmë, presidenti Barack Obama dy ditë më parë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në këtë zonë. /Telegrafi/