Site icon Telegrafi

Këtë javë zëvendësimet në Qeveri – riformatimi pas gjashtë muajsh

Të mërkurën ose të enjten do të plotësohen pozitat e lëna bosh pas largimit të Hashim Thaçit nga Qeveria. E, pas gjashtë muajsh, ekzekutivi pritet t’i nënshtrohet procesit të riformatimit.

Dakordimi për këtë është mbërritur në një takim që të martën e kanë zhvilluar krerët e dy subjekteve kryesore në pushtet – kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili drejton PDK-në, dhe kryeministri Isa Mustafa, i cili është në krye të LDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Në dy ditët e ardhshme do të kryhet zëvendësimi. Nuk ka riformatim, sidomos tash hiç se hiç. Mirëpo nuk përjashtohet mundësia pas një periudhe 6-7-mujore”, ka thënë ky burim i gazetës. “Pra, tani bëhet fjalë vetëm për plotësimin e vendeve të mbetura vakante, pas zgjedhjes së Thaçit president”.

Exit mobile version