Telegrafi

Këtë javë vazhdojnë gjykimet për lëndët ”Trust” dhe ”Shënjestra-Fortesa”

Gjykata penale e Shkupit do të jetë e stërngarkuar me punë pasi që në orar janë disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi për lëndën ”Shënjestra-Fortesa” është caktuar për 17 janër. Në këtë aktakuzë të kallëzuarit ngarkohen me përgjime të paligjshme dhe për shkatërrim të pajisjeve për përgjim.

Të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, që të dy në arrati, si edhe Gordana Jankuloska, ish-ministre e Punëve të Brendshme, Sasho Mijallkov, ish-shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, si edhe Toni Jakimovski, shef kabineti i Mijallkovit.

Më 18 janar vazhdon seanca për lëndën ”Trust”, ku i akuzuar i parë është Sead Koçan, si edhe dy persona tjerë fizik. Ata kanë përfituar paligjshëm në tenderët e ELEM deri 17 milionë euro./Telegrafi/