Këtë javë do të mësohet nëse firma “Transmet” e biznesmenit të dyshuar për keqpërdorime Sead Koçan do ta fitojë tenderin e ELEM-it për gërmimin e qymyrit me vlerë 6 milionë euro.
Nëse vërtetohen parregullsi, marrëveshje me kompaninë nuk do të ketë. Ndërsa nëse hetimet thonë se gjithçka është ligjore atëherë ELEM nuk do të ketë mundësi ta largojë “Transmet” nga marrëveshja, edhe pse dyshohen për falsifikimin e dokumenteve për fitimin e tenderëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, tha se udhëheqësia e mëparshme mund të jep referenca negative ende pa publikuar shpalljen.
“Pse më parë udhëheqësia e ELEM kur tanimë u zbuluan dyshime të tilla nënshkroi tender në të cilin jepet referencë negative në pajtim me ligjin për shpallje publike”, tha Angjushev.
Për të është e dyshimtë që “Transmet” në të kaluarën ka gërryer për 90 deri 144 denarë, ndërsa tani këtë e bën për 44 denarë.
Në lëndën “Trust” PSP akuzoi tre firma, mes të cilave edhe “Transmet” për falsifikim të dokumenteve dhe marrje të paligjshme të tenderëve nga ELEM me vlerë prej 17 milionë euro./Telegrafi/