Telegrafi

Këtë javë Nokia del me Windows Phone

Në ngjarjen e Nokia’s e cila mbahet në Londër, saktësisht më 26 dhe 27 tetor, pritet të bëhen disa zbulime të rëndësishme sa i përket produkteve të kësaj kompanie.

Më saktë, thuhet se Nokia do ta zbulojë modelin e saj të parë të telefonit të mençur Nokia Windows Phone, i cili do të jetë i pajisur me sistemin operativ Windows Phone 7.5 Mango.

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara mirë, thuhet se në këtë ngjarje Nokia do t’i zbulojë dy ose më shumë modele të reja të telefonave mobil, të cilët mbështetet në platformën mobile të partnerit të saj strategjik, kompanisë Microsoft.

Do të jetë interesante të shihet se cilat modele do të paraqiten në treg, ndërsa thuhet se modelet e mundshme janë Nokia 800, i cili i ngjan modelit Nokia N9, apo edhe Nokia Sabre. / Telegrafi /