Site icon Telegrafi

Këtë javë fillon pagesa e subvencioneve bujqësore në Maqedoni

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave bën të ditur se pagesa e subvencioneve do të bëhet këtë javë, pasi që është emëruar drejtori i ri i Agjencisë për pagesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, Antikorrupsioni ka dhënë mendim pozitiv për realizimin e mbështetjes financiare, mjetet janë siguruar, pra ka mbetur që drejtori i ri, Igor Zllatkov ta dorëzojë nënshkrimin e tij në Regjistrin qendror.

Përndryshe, subvencionet për vitin 2016 duhet të paguhen deri më 30 qershor, ndërkaq për mbështetje financiare bujqësore, për vitin 2017, janë siguruar 100 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version