Kreatorja e modës Victoria Beckham ka lansuar linjën e modës për dama të plota, në të cilën do të jenë madhësitë deri te numri 52 i konfeksionit, përkatësisht XXXL!
Për Victoria Beckhamin shpesh kanë thënë që për revytë e veta angazhon manekine tepër shtatholla, në kufij të anoreksisë, ndërkaq tani ajo na sjell diçka krejtësisht të papritur – koleksionin për dama trupplota, transmeton Telegrafi.
Ata e kritikojnë, ajo nuk heq dorë. Linja e re do të ketë modele deri të madhësisë XXXL, ndërkaq Victoria Beckham thotë se “vërtet është e ngazëllyer” dhe “krenare për projektin e vet të ri”.
“Kjo është ndryshe nga e gjithë ajo që ka bërë deri tani, mirëpo çështja është që dëshiron të depërtojë te çdo blerës veç e veç. Prandaj ka filluar të punojë edhe këto madhësi”, përcjell “Daily Mail” fjalët e burimit nga bota e modës.
“Ajo zakonisht krijon modele për figura shumë shtatholla, kështu që kjo është surprizë, por edhe vendim i mirë afarist”.
Modelet e këtij koleksioni do të duhej të kushtonin deri në 40 euro. /Telegrafi/