Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme, dhe atë me dezinsektim ajror dhe tokësor.
Dezinsektimi ajror në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet të shtunën dhe të dielën, no orët e hershme të mëngjesit.
Dezinsektimi tokësor do të bëhet nga dita e hënë deri të premten, në periudhën prej orës 22 deri ora 03, ditën e ardhshme.
Në mënyrë shtesë, dezinsektimi tokësor në rajonin e Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të bëhet të mërkurën, në periudhë prej orës 08 deri ora 17.
“Nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, i njëjti do të bëhet në kohën e njëjtë ditën e parë të ardhshme, kur do ta lejojnë këtë kushtet kohore”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Prej aty mjaftojnë se bletarët me kohë duhet t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.