Eventi më i madh për e-sports në rajon për vitin 2021 do të mbahet këtë fundjavë në Tiranë!
Finalja e Gjirafa50 Masters League përfshin ndeshje jashtëzakonisht konkurruese në mes të katër ekipeve. Dy nga ekipet finaliste janë ekipe Ruse, pra ekipi forZe (me renditje të 16-të në botë), AVE gjithashtu nga Rusia (i renditur 64-ti në botë), Trasko ekip Ukrainas (i renditur i 61-ti në botë). Në finale garon edhe ekipi Shqiptar me lojtarë nga Kosova, kampion i vitit të kaluar, nga sezoni i parë i Gjirafa50 Masters League, Blink (i renditur i 47-ti në botë).
Eventi dy ditor, i cili përfshin performancë nga Ledri Vula, të ftuar special nga emra të njohur të showbizit Shqiptar e të dashur nga publiku, giveaways, dhe shumë surpriza të tjera gjatë eventit, i cili është i planifikuar të mbahet në pallatin e kongreseve në Tiranë në datat 9 dhe 10 tetor.
Biletat për dy ditorin e finales të madhe, mund të blihen në Gjirafa50.com, (Kosovë dhe Maqedoni), dhe Gjirafa50.al (për Shqipëri) për të gjithë ata që duan të përjetojnë emocionet e finales LIVE! Për të gjithë tifozët që nuk mund të jenë prezent në Tiranë, ata emocionet e finales çdo sekond mund t`i ndjekin së bashku me publikun, drejtpërdrejtë përmes platformës Gjirafavideo.
Liga e mbështetur nga Vodafone ka një prizepool prej 75,000 Euro. Ndër partnerët tjerë gjithashtu përfshihen Patos, Raiffeisen Bank, KFC, Katana, Frutti, MikMik, SteelSeries, Besa Security, duke organizuar kështu eventin më të madh të e-sporteve në rajon për këtë vit.
Finalja e shumëpritur nga tifozët e lojës CS:GO, vjen pas një rrugëtimi të gjatë prej 12 javësh, me ekipe nga më shumë se 20 shtete të Europës, duke garuar për të arritur deri në katër finalistët në betejën e fundit në Tiranë, për trofeun e vendit të parë. Kush do të jetë fituesi i garës së madhe, do e kuptojmë të dielën, me 10 tetor në Pallatin e Kongreseve.