Site icon Telegrafi

Këtë fundjavë Dasma e 43-të e Galiçnikut

Gjatë kësaj fundjave në Galiçnik do të mbahet Dasma e 43-të e Galiçnikut, në të cilën çifti i sivjetmë janë Sandra Stanoviq dhe Aleksandar Risteski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata nesër do të martohen në kishën “Shën Pjetri dhe Pali”, pasi ti kalojnë të gjithë zakonet e dasmës e cila në Galiçnik ka traditë shekullore.

Edhe sivjet priten mijëra vizitorë nga Maqedoni dhe nga jashtë, të cilët do të kenë mundësi të shohin rreth 30 tradita origjinale të dasmës të cilat fillojnë të shtunën dhe vazhdojnë të dielën, të përcjella me veshje kombëtare, këngë dhe valle dhe tingujt e tupanit.

Dasme Galiçnikut mbijeton për shkak të autenticitetit të vet. Në të kaluarën janë organizuar dasma masive në periudhën kur mërgimtarët janë kthyer në vendlindje./Telegrafi/

Exit mobile version