Këtë fundjavë në Shkup kanë ndodhur gjithsej 18 aksidente komunikacioni, me pasojë 11 të lënduar, dy nga të cilët rëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia e komunikacionit ka ndëshkuar 82 shoferë që e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes, 11 të tjerë janë kapur të drejtojnë automjetin e tyre në gjendje të dehur, tre të tjerë nuk e kanë respektuar kalimtarin në vija të bardha.
42 shoferë kanë patur dokumente të dala nga afati, kurse 69 të tjerë nuk janë parkuar si duhet me automjetin e tyre. 35 këmbësorë janë gjobitur për shkak të kalimit të rrugës jashtë vijave të bardha. 73 automjete janë larguar me karotrec./Telegrafi/