Theresa Ivancik, nga Balteri i Pensilvanisë, ka filluar të merret me ngritje peshash kur ishte tinejxhere, ndërsa tani i ka 37 vjet, dhe ka biceps të gjerë 40 cm, ndërkaq njerëzit shpesh mendojnë që është mashkull
Ajo thotë se kur ishte 20 vjeç lexonte revista fitnesi dhe dëshironte të kishte muskuj sikur ato femra që i shihte në ato revista, transmeton Telegrafi.
Ka filluar të ushtrojë për gara bodibildingu dhe shpejt ka njohur të fejuarin e ardhshëm, Jeff Harlan, i cili është trajner i femrave.
Trajneri dhe bashkëshorti i ardhshëm e ka këshilluar për ushqimin, andaj ka bërë pauzë prej disa muajsh.
Një ndër këshillat e para të cilat ia ka dhënë ka qenë të rrisë marrjen ditore të kalorive nga 800 në 1800.
Theresa e ka kuptuar që ushqimi është një karburant i rëndësishëm për organizmin e saj dhe ka ndërprerë ushqimin e çrregullt.
Pas kësaj, përfundimisht ka arritur t’i realizojë qëllimet e veta dhe ka fituar në gara të shumta.
Ajo, tani është trajner personal, fitnes model dhe bodibildere profesionste.
https://www.youtube.com/watch?v=hkLUn6YxpOk
/Telegrafi/