Site icon Telegrafi

Këtë e bëjnë japonezët: Gropa gjigante riparohet brenda javës (Foto/Video)

Këtu në Kosovë, nëse do të hapej një gropë e tillë, me siguri se do të merrte shumë kohë për tu riparuar. Por kjo nuk ndodh në Japoni.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, japonezët, rrugën në të cilën ishte hapur një gropë e madhe e kanë rivënë në funksion për më pak se një javë.

Po sipas medieve të huaja, gropa që vlerësohet të jetë sa gjysma e një pishine olimpike besohet të jetë shkaktuar nga punimet e ndërtimit në një metro.

Dhe për këtë, thuhet më tej, ka ardhur edhe marrja e përgjegjësisë nga ata dhe kërkim falja për dëmet e shkaktuara. /Telegrafi/

Exit mobile version