Labinot Tahiri edhe një herë ka treguar dashurinë dhe respektin që ka për popullin e tij.
Edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar, këngëtari do të shtroj një darkë për të gjithë mërgimtarët nga të gjitha trevat shqiptare.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një mesazhit të publikuar në llogarinë personale në Facebook, ku ka ftuar ti bashkohen më 5 gusht në Ferizaj, me fillim në ora 18:00, transmeton Telegrafi
“Mirëardhshi vëllezër e motra ju pret Ferizaj nga do që të vini Sofra e jonë është edhe e juaja atë kemi të përbashkët nuk mundet kush të na e ndaj”, shkruan Labi.
Përndryshe, ky i fundit gjatë kësaj kohe ka qenë shumë aktiv me mbrëmje muzikore dhe një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe për mërgimtarët./Telegrafi