Telegrafi

Me këtë aeroplan, udhëtimi do të jetë më i shtrenjti në botë – shihni arsyet pse! (Foto)

Ai është aeroplani më i shtrenjtë komercial dhe nuk do të përdoret për udhëtime rutinë, por kryesisht për udhëtime turistike të planifikuara përreth globit.

Bileta për një xhiro 14-ditore me të me destinacion vende të ndryshme të botës do të fillojë nga 50.000 euro.

Me një super hapësirë ngrënie me karrige lëkure, pjata porcelani dhe një prej restoranteve më të shtrenjtë janë pak nga ato që ofron ky aeroplan, përcjell TCH.

Kompania amerikane “Crystal” ka publikuar pak nga ato që do të ofrojë përmes aeroplanit të saj të ri që do të fillojë udhëtimet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.