Fjalëkalimet janë linja jonë e parë e mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike që mund t’i ekspozojnë informacionet tona personale dhe financiare ndaj hajdutëve, hakerëve dhe kriminelëve.
Nëse zgjidhni fjalëkalime të dobëta ose të parashikueshme, ju thjesht po kërkoni probleme dhe rrezikoni të humbni privatësinë dhe sigurinë tuaj ndaj këtyre njerëzve të këqij që mund t’ju shkaktojnë dëme serioze, përcjell Telegrafi.
Por cilat janë disa fjalëkalime që duhet të shmangni?
NordPass ka dalë me listën e tij vjetore të 200 fjalëkalimeve më të zakonshme – por që ndoshta nuk duhet përdorur në të ardhmen:
123456
admin
12345678
123456789
1234
12345
password
123
Aa123456
1234567890
111111
P@ssw0rd
abc123
Password1
test
guest
Welcome@123
Këto fjalëkalime janë shumë të lehta për t’u “gjetur” dhe mund të hakohen nga kriminelët kibernetikë në pak sekonda.
Andaj, nëse jeni duke përdorur fjalëkalimet e mësipërme, është koha t’i ndryshoni ato sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/