Ia vlen të investosh në këto pjesë
Sipas stilistëve, ky vit do të jetë shumë interesant. Do të ketë gjithçka, nga kombinimet rock deri tek ato elegante, kështu që çdo femër do të mund të gjejë diçka për vete, transmeton Telegrafi.
Bëhuni gati në kohë dhe gjeni copat e rrobave sa më shpejt pa të cilat ky vit është i paimagjinueshëm:
1. Këmisha të mëdha
Modelet e mëdha kanë dominuar skenën e modës vitet e fundit dhe po ashtu do të jenë edhe këtë vit.
2. Veshje të punuara me grep
Pa rroba me grep, ky vit është i paimagjinueshëm.
3. Ngjyra jeshile
Nuanca e lehtë dhe intensive mjafton për të rënë në sy.
4. Fustanet transparente
Fustanet transparente që zbulojnë në mënyrë diskrete siluetën do të dominojnë gjatë të gjitha stinëve.
5. Funde mini
Ato modele me bel të lartë dhe prerje të drejtë do të vishen, njësoj si në vitet ’70.
6. Me kutia
Të gjitha pjesët, nga pantallonat e deri tek aksesorët, do të mund t’i shohim në këtë printim interesant.
7. E bardhë nga koka te këmbët
Veçanërisht do të ketë kombinime njëngjyrëshe moderne në të bardhë.
8. Glam rock
Dantella, rripa dhe xhaketa të mëdha – më shumë në periudhën e ardhshme!
9. Me xixa
Sa më e ndritshme, aq më mirë, rregulli është që do të dominojë gjatë vitit.
10. Xhaketa me rripa
Më poshtë zgjidhni një fanellë që ndjek linjën trupore dhe do të jeni në trend kudo që të shfaqeni.
/Telegrafi/