Telegrafi

Këta qen kishin një detyrë të rëndësishme, por njëri nuk ishte në humor të mirë

Një video virale e këlyshëve përballë një detyre të rëndësishme po përhapet në TikTok.

Qentë e vegjël duhej të hidheshin mbi një pengesë të bërë me rrotulla letre higjienike.

Dhe ndërsa njëri trim maltez kapërceu pengesën pa asnjë problem, tjetri u mendua pak para se të hidhej, dhe qeni ngjyrë kafe nuk ishte aq i guximshëm, kështu që në fund rënkoi.

Videoja u bë një hit viral, duke mbledhur pothuajse 75 milionë shikime dhe 3.7 milionë pëlqime.

“Kjo ma bëri ditën”, “Janë të adhurueshëm”, “Qeni kafe është më qesharak”, janë disa nga komentet e njerëzve. /Telegrafi/

@miso_ara 신입생 티티 신고식 챌린지2 #미소아라 #틱톡애니멀 #내펫애교 #내펫피서 #pet #foryou #fyp #틱톡순삭 ♬ Super Mario – 8 Bit Era