Telegrafi

Këta pensionistë kanë zbuluar metodë interesante të transportit (Foto)

Një çift bashkëshortor kanë bërë famë në qytetin ku jetojnë, në provincën Zheijang të Kinës, për mënyrën e tyre të transportit.

Ata kanë punuar një karrocë të vogël, e cila tërhiqet nga dy qen, transmeton Telegrafi.

Karroca me dy ulëse dhe disa vende për të mbajtur bagazhin, nuk po duket e vështirë të tërhiqet nga qentë.

Këtë formë të pazakontë, ata e kanë bërë pasi i’u është prishur motoçikleta dhe nuk kanë pasur para për të blerë një tjetër. /Telegrafi/