Site icon Telegrafi

Me këta katër lloje partnerësh nuk duhet të qëndroni më gjatë, largohuni prej tyre

Kur filloni të shoqëroheni me dikë, ju besoni se partneri juaj është perfekt, por ajo periudha romantike mes jush mbaron shpejt dhe ju e shikoni më qartazi se kush është ai në të vërtetë

Si rregull këta lloje partnerësh nuk i pëlqejnë vajzat e komplikuara, por nuk kanë çfarë të bëjnë me këtë gjë.

Ekspertët na tregojnë katër llojet e partnerëve që duhet të shmangni:

I dashuri që ka varësi

Një marrëdhënie me një person që vuan nga varësia ndaj alkoolit, drogës apo çdo vesi tjetër të dëmshëm është e komplikuar dhe aq e lodhshme. Kjo lidhje ju shkatërron juve, prandaj duhet të largoheni nga ai njeri.

Abuzuesit

Jo të gjithë meshkujt në fillimet e lidhjes tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Në fillim mund të duken të qetë dhe të lezetshëm, por më vonë ata bëhen agresivë dhe ju ndryshon humori papritur. Kushtojini vëmendje veprimeve dhe fjalëve të partnerit tuaj. Duhet të dini me patjetër edhe vetëvlerësimin e tyre. Njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët ndonjëherë bëhen agresiv ndaj jush. Por çfarë të bëni në këtë rast? Pyesni partnerin tuaj, për marrëdhëniet që ka pasur në të kaluarën. Nëse ai flet keq për të dashurat që ka pasur, atëherë ta dini se po shoqëroheni me një abuzues.

Ankuesit

Në të gjithë kemi nevojë për një krah ku të shfryhemi ndonjëherë. Mirëpo, ka disa meshkuj që janë profesionistë për ankesa dhe çdo gjë e bëjnë dramatike në jetë. Ata nuk mund të jenë të lumtur pasi gjithmonë do të viktimizohen për jetën e tyre të “vështirë”. Nëse shoqëroheni me një mashkull që vetëm ankohet, herët apo vonë do të bëheni edhe ju e tillë.

Meshkujt “fëmijë”

Ne të gjithë jemi paksa fëmijë brenda vetes dhe kjo gjë është në rregull. Mirëpo, tek disa njerëz, fëmija brenda vetes ndikon në zhvillimin e personalitetit të të rriturit. Prandaj, është e rëndësishme ta dini se meshkujt e tillë duhet t’i mbani larg. Ata nuk do të rriten kurrë. /Telegrafi/

Exit mobile version