Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, bëri të ditur se ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj disa zyrtarëve të LDK-së.
Një zyrtar i lartë i kësaj partie në kushte anonimiteti i tha Telegrafit se Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, ishin pjesë e këtij planifikimi.
Ndërkaq siç tha u shpreh Shala atentati kishte motivacion politik.
“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovë. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, deklaroi ai.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se PK-ja është duke hetuar këtë rast duke e quajtur si “kaonsje”.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi./Telegrafi/