Telegrafi

Këta janë viktimat e vrasjes në Deçan (Foto)

Komuna e Deçanit mbrëmjen e sonte u trondit nga një vrasje e dyfishtë e cila ndodhi në fshatin Shaptej.

Lexo po ashtu Tronditet Deçani, vriten dy persona

Dy viktimat janë B. Ramaj dhe R. Ramaj të cilët u vranë nga një pjesëtar i familjes Lushaj.

Lexo po ashtu Njëri prej viktimave në Deçan ishte pjesë e AAK-së

Sipas Policisë në Deçan, motivi i kësaj vrasje dyshohet të jetë një incident i mëparshëm, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Detaje tjera për vrasjen e dyfishtë në Deçan: Viktimat dhe vrasësi ishin tezakë?

Po ashtu njëri nga viktimat B. Ramaj ka qenë delegatë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryetar i të rinjve të kësaj partie në fshatin ku edhe u vra.

Policia deri më tani ka arrestuar një person të dyshuar./Telegrafi/